Një firmë farmaceutike nga Mumbai i Indisë, ka thyer një Rekord Botëror Guinness pasi përdori rreth 80 mijë furça dhëmbësh për të krijuar një skulpturë të një dhëmbi gjigant.
Kompania skulpturën 12 metërshe, e quajti Fastminar, përcjell Klankosova.tv
Rekordet Botërore Guinness konfirmuan se puna e përfunduar ishte skulptura më e madhe me furça të dhëmbëve në botë.
Kjo skulpturë do të qëndrojë e ekspozuar për rreth një vit, dhe materialet më pas do të riciklohen.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.