Një video po qarkullon në rrjete sociale, ku një burrë gjatë momentit të prerjes së tortës në dasmën e tij, nuk arriti të fshehte entuziazmin për një gol të shënuar nga De Bruyne në ndeshjen kundër Interit.
Derisa po falënderonte të pranishmit për urimet, në sfond u shfaq goli në ekranin e televizorit dhe ishte pikërisht ai momenti kur dhëndri reagoi menjëherë me festë, duke treguar qartë se futbolli mbetet një prioritet i padiskutueshëm, madje edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së tij.
Reagimi i tij i sinqertë nuk i shpëtoi as bashkëshortes, e cila në ato momente zgjodhi thjesht të buzëqeshte.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.