Të premten në emisionin “Edicioni Special”, opinionisti Mentor Nazarko tha se sot Shqipërinë do ta vizitojë dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donlad Trumpit.
Sipas Nazarkos, dhëndri i Trumpit sot merr pjesë në një konferencë evropiane, transmeton Klankosova.tv.
“Dhe për të mos u mjaftuar vetëm me cilësorin dhëndër, është Këshilltari Informal i Presidencës Trump, që qëndron mbrapa negociatave që çuan në firmosjen e dy marrëveshjeve të mëdha midis ShBA-së dhe Arabisë Saudite, në vlerë 1 trilion dollarësh”, tha Nazarko.
Ndër të tjera, opinionisti e cilësoi Shqipërinë si një lloj kryeqendre të politikës evropiane, pas Samiti të djeshëm të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, dhe morën pjesë 47 liderë nga Evropa. /klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=AHIeJCFMRo4&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.