Dhjetëra tigra kanë ngordhur në kopshtet zoologjike në Vietnamin jugor pas një shpërthimi të gripit të shpendëve, sipas mediave shtetërore.
Tre luanë dhe një panterë u raportuan gjithashtu se kishin ngordhur nga virusi së bashku me 47 tigra që nga gushti, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Përhapja e H5N1 goditi kopshtin zoologjik Vuon Xoai pranë qytetit Ho Chi Minh dhe parkun safari My Quynh në provincën fqinje Long An.
Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kafshët me gjasë ishin sëmurë pasi ishin ushqyer me mish nga pulat që ishin infektuar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.