2 mijë e 40 është numri i grave që përjetuan dhunë në vetëm 10 muaj të këtij viti.
E kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë marrë parasysh atyre që i frikësohen raportimit ndonëse marrin plagë të thella psikologjike e edhe fizike.
Kjo u tha të mërkurën në diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për mbrojtjen e grave.
Në kësi ngjarje nuk ka si të mungojnë edhe zotimet se po punohet në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje. Një të tillë e dha edhe Duda Balje si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
Megjithkëtë, shefi i seksionit për ligj dhe drejtësi nga misioni i OSBE-së, Mark Lasser, tha se dhuna ndaj grave nuk po ndodhë veç në Kosovë.
Në këtë organizim u tha se rastet e dhunës duhet të trajtohen me prioritetin e duhur dhe jo të lihen pas dore.
https://www.youtube.com/watch?v=8xJqnS04k_k
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.