Brenda 48 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Klinë, Pejë, Deçan, Skenderaj dhe Mitrovicë. Në pesë prej tyre, viktima janë gra, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë raporti:
Prishtinë 27.10.2025-10:21. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire.
Klinë 26.10.2025-23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Pejë 27.10.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Deçan 27.10.2025-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nen dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Skenderaj 27.10.2025 – 17:30. Eshte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar pasi që, të njëjtit i është bërë alkool testi ka rezultuar pozitiv. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Mitrovicë 27.10.2025 – 13:00. Eshte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.