Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares.
Në një përgjigje për Klan Kosova u tha se masa e paraburgimit është zgjatur për dy muaj të tjerë derisa ky vendim u mor më 26 maj 2025 në Departamentin për Krime të Rënda.
''Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.A., P.SH., L.A. dhe G.H., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.05.2025 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PTHP-në, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve të lartcekur, iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin''.
https://klankosova.tv/ri-dhunimi-i-11-vjecares-prokuroria-konfirmon-klanin-3-ne-paraburgim-4-te-tjere-ne-seance-degjimore/
https://klankosova.tv/e-mitura-e-dhunuar-nga-10-persona-ne-2022-en-dyshohet-se-ra-viktime-edhe-e-8-te-tjereve/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.