Një burrë nga Rhode Island në ShBA tha se dhurata e një bilete gërvishtëse të lotarisë nga babai i tij, i solli atij çmim e parë prej 4 milionë dollarësh.
Steven Richard nga Barrington u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusettsit se ai po hante mëngjes me të atin, kur i moshuari i dha atij një biletë gërvishtëse.
Richard tregoi se ai e gërvishti biletën më vonë gjatë ditës dhe u trondit kur zbuloi se ishte fitues i 4 milionë dollarëve.
Burri fatlum tha se duhej të skanonte biletën me aplikacionin e smartfonit Mass Lottery përpara se të mund të besonte plotësisht fatin e tij të mirë.
Ai e telefonoi fillimisht bashkëshorten, më pas thirri babanë e tij për të ndarë lajmin për rezultatet e dhuratës.
Fituesi tha se planifikon t’i përdorë disa nga paratë e tij të çmimit për të udhëtuar me gruan e tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.