Një grua nga Kentaki i ShBA-së fitoi 36 mijë dollarë nga një biletë lotarie që mori si dhuratë për ditëlindje nga halla e saj.
Brianna Vanhoose tha se nuk luan shpesh lotari, por mori një biletë scratch-off “Millionaire Club” nga halla e saj për ditëlindje. Halla bleu gjithashtu një biletë për vete dhe fitoi 75 dollarë, gjë që e shtyu Vanhoose të kontrollonte biletën e saj.
“Thashë me vete ‘Nuk do të fitoj’”, kujton Vanhoose. Por pasi e gërvishi biletën, ajo pa shumën dhe filloi të vraponte nga gëzimi.
Vanhoose ishte aq e emocionuar nga shuma e fituar saqë nuk mund t’ia shpjegonte qartë familjes.
“Ajo thjesht bërtiste pa pushim”, tha halla e saj.
Fatlumja ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me shumën e fituar dhe tha se gjithçka ende duket e pabesueshme.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.