Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, u vërtetua që nuk keqpërdori kur pagoi mijëra euro një kompanie me seli në Paris për të lobuar për çështje politike.
Bashkë me të nga akuzat u liruan edhe ish-drejtori i prokurimit publik, Fitim Mustafa dhe tre ish-sekretarët e saj, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani.
Bile, gjykata as nuk u bind që ish-zyrtarët e ministrisë bashkëpunuan për tenderin me kontrata lobuese, njofton Klan Kosova.
Sipas vendimit të gjykatës, pesëshja nuk mori asnjë cent për vete.
Kush është kundër këtij aktgjykimi, që nisi nga korriku i 2021-ës i lejohet që brenda 30 ditësh të ankohet në Gjykatën e Apelit.
https://www.youtube.com/watch?v=kvSNoQTdac0
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.