Një burrë nga Virxhinia e ShBA-së fitoi lotari 1000 dollarë në javë për gjithë jetën nga një biletë që i dhuroi babai i tij.
Aaron Andrews u tha zyrtarëve të lotarisë se ai dhe gruaja e tij kanë jetuar në bodrumin e babait të tij që nga dasma e tyre në prill.
Ai shtoi se i ati i bleu një biletë lotarie e cila përputhej në pesë numrat e parë, duke fituar çmimin prej 1000 dollarësh në javë për gjithë jetën.
“Kam një baba të mrekullueshëm që nuk ka bërë gjë tjetër veçse të kujdeset për mua”, u tha Andreës zyrtarëve të lotarisë.
Burri fatlum zgjodhi të pranonte çmimin e tij si një pagesë njëherëshe, një shumë e përgjithshme prej 1 milion dollarësh.
Ai theksoi se këto para do t’ia mundësojnë të blejë një shtëpi.
Babai i tij, i cili e bleu biletën, bëri shaka duke thënë se ky ishte plani i tij gjatë gjithë kohës.
"Kjo ishte mënyra më e mirë për ta nxjerrë atë nga bodrumi im", deklaroi ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.