Një person nga Karolina e Veriut përfundoi duke marrë një bonus 200.000 dollarësh për Krishtlindje, kur një tiketë lotarie nga një çantë dhuratë që shefi i tij i dha, doli të ishte fituese e çmimit të lartë.
Ta’Von Batts, nga Charlotte u tha zyrtarëve të lotarisë se tiketa gërvishtëse ishte pjesë e një qeseje dhurate që mori nga puna.
“Tiketa ishte pjesë e një çantë me dhurata që shefi im ua dha të gjithë punonjësve para Krishtlindjeve. Ai mori nga dy tiketa për të gjithë dhe i futi në çantën e dhuratave. Kështu që unë e gërvishta pas punës dhe e kuptova se isha fitues”.
Batts tha se fillimisht ishte dyshues për çmimin prej dyqind mijë dollarësh.
“Do përpiqem t’i investoj dhe të fitoj më shumë para prej tyre, si dhe disa do t’i jap familjes”, u shpreh ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.