Singapori dhe Hong Kongu mund t’i shpërblejnë me nga rreth 800 mijë dollarë, secilin sportist të tyre që fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike, por jo edhe Polonia.
Ky shtet evropian, jep 10 herë më pak para, 80 mijë, për ata që zënë vendin e parë në ndonjë sport, në Parisi 2024.
Megjithatë, polakët triumfues marrin edhe shpërblime bizarre, në rast se triumfojnë. Mes tjerash, atyre u dhurohet edhe nga një diamant si pako investuese e nga një pikturë e një artisti “të talentuar dhe të respektuar”.
Po, ka edhe më shumë. Dy shpërblime tjera janë ekstra të veçanta. E para është një voucher për pushime që e dhuron një agjenci turistike, e tjetra është një banesë me dy dhoma midis kryeqytetit, Varshavë.
Në fakt, banesa me dy dhoma është vetëm nëse sportisti që ka fituar është fillikat i vetëm, sepse, po të jetë pjesë e një ekipi që merr medalje të artë, atëherë atij dhe krejt kolegëve u takon banesa me nga vetëm një dhomë,
Serbia ka një politikë tjetër. Sportistët e këtij vendi që fitojnë të artën, përfitojnë pension nga shteti, sapo të bëjnë 40 vjeç.
Malajzia dhe Bullgaria u japin nga 1 mijë dollar në muaj, gjatë gjithë jetës, atyre ë dalin të parët në ndonjë sport në olimpiadë.
Zelanda e Re u jep nga 40 mijë dollarë në vit të gjithë atyre që triumfojnë, deri në ciklin e ri olimpik 4 vjeçar. Pra sportistët këtu marrim 1600 mijë dollar në katër vjet.
Interesant është se Britania e Madh nuk u jep gjë fituesve të saj. Megjithatë, ky vend u shpërndan grante sportistëve, para olimpiadës, në mënyrë që ata të përgatitën sa më mirë për të fituar.
Sidoqoftë, Federata Botërore e Atletikës ka thënë se do t’ia jap nga 50 mijë dollarë secilit fitues të medaljes së artë në Olimpiadën Parisi 2024.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.