Të martën në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog, Miroslav Lajçak, zhvilluan takim kryenegociatorët i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe i Serbisë, Petar Petkoviq.
Lajçak, shkroi se thirri këtë rreth të bisedimeve për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit dhe “ çështjet urgjente aktuale “
Nga ana e tij shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Zhiofre, tha të martën se takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se thelbësore sipas tij “ tani është bërja e listës së detyrimeve që shpejt duhet kryer”,deklaroi Zhiofre për televizionin publik serb, RTS.
Ndërkohë zhvillime për dialogun pati edhe në Mitrovicë.
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, bashkë me atë austriak, Johannes Eigner, të martën takuan udhëheqësit e Listës Serbe.
Subjekt politik që ka kryetar Goran Rakiq, njoftoi se kanë informuar mysafirët për nevojën që e quajnë urgjente për krijimin e Asociacionin e Komunave Serbe, në pajtim me ujdinë e Brukselit.
Se themelimi I AKS-së bashkë me zbatimin e ujdive mes dy shteteve është çelësi e tha edhe vetë Sarrazin, i cili bashkë Eigner të hënën takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në Prishtinë.
Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan që propozimi evropian për marrëveshje bazë të mbetet i pandryshuar. Kurse më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, u akordua aneksi I zbatimit të dokumentit. Dy dokumenteve u mungon nënshkrimi kjo pasi që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, refuzoi të vë firmën.
https://www.youtube.com/watch?v=6zrnGYtj8yw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.