Është diamanti blu më i madh dhe më i vlefshëm që ka dalë ndonjëherë në ankand, madje është një zbulim i kohëve të fundit.
Diamanti “De Beers Cullinan Blue” do të ofrohet në një ankand në Sotheby's Hong Kong këtë prill dhe vlerësohet të jetë mbi 48 milionë dollarë.
Zëvendëspresidenti i Sotheby's dhe drejtori i shitjeve për bizhuteri, Frank Everett tha se xhevahiri është i jashtëzakonshëm, përcjell Klankosova.tv.
“Është i rrallë për shkak të madhësisë. Është mbi 15 karat, blu dhe pa të meta. Unë mendoj se ne do të shohim një interes të jashtëzakonshëm për këtë gur kur të vijë në ankand”, u shpreh ai.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.