Një diamant i zi miliardavjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 4.3 milionë dollar.
I quajtur “Enigma”, guri i çmuar prej 555,55 karatësh, i cili peshon pothuajse sa një banane, pritej të merrte më shumë se 4,4 milionë funte në aksionin online.
Drejtuesi i ankandit Sotheby's tha se blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedhën për blerjen, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ekzistojnë teori konkurruese rreth origjinës së gurit, duke përfshirë se ai u transportua në Tokë nga një asteroid.
Sotheby's nuk e identifikoi blerësin, por pas ankandit, sipërmarrësi i kriptomonedhave, Richard Heart, doli në mediat sociale për të pretenduar se ai ishte blerësi i “The Enigma” apo “Enigmës”.
Ai u tha më shumë se 180 mijë ndjekësve të tij në Twitter se sapo të kryhej pagesa dhe të merrej zotërimi dhe guri do të riemërohej "diamanti HEX.com", duke iu referuar platformës blockchain që ai themeloi.
Ndryshe, thuhet se diamantet e zeza janë zakonisht rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetra, kohë përpara se të ekzistonin dinosaurët.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.