Çdo të premte, emocionet nisin tek emisioni “Ora e Pasdites”.
Fëmijët shkëlqejnë në kuizin e tyre të preferuar që është prezent çdo të premte në ekranin e Klan Kosovës. Në një atmosferë plotë kënaqësi dhe sfidash, ata garojnë për titullin e kampionit të javës.
Në “Supermendjet”, çdo herë janë dy fëmijë, të cilët mes vete garojnë duke u përballur me sfida të ndryshme, natyrisht përshtatur moshës së tyre.
Në të premten e kësaj jave, ishin Diari dhe Rijadi. Fëmijët u sfiduan me lojëra të ndryshme dhe kanë pasur mundësinë të fitojnë dhurata, dhe jo vetëm një, por gjatë secilës lojë së përfunduar, ata morën shpërblime.
Ëndrrat dhe talentet e tyre bëhen realitet çdo të premte në ekranin tonë, pamjet e gëzimit dhe emocionit mbushin ekranin.
Përmes linkut të mëposhtëm, të gjithë ju mund t'i shikoni garuesit gjersa mundohen të dëshmojnë vetën.
https://www.youtube.com/watch?v=9niQE1wyQr4
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.