Në orët e para të mëngjesit të së martës, një rast i rëndë u shënua në Gjakovë.
I riu Rexhë Brahimaj humbi jetën pas plagëve të marra nga thika, ndërsa i dyshuari, Q.S., u vetëdorëzua në polici pas disa orësh, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, gazetari Vullnet Krasniqi hedh një pikëpamje ndryshe lidhur me këtë rast, që nuk është i vetmi që ka ndodhur në Gjakovë.
“Orët e para të mëngjesit, industria e gastronomisë, klubi, janë tri elemente që neve na bëjnë me kuptu që diçka nuk është në rregull në këtë qytet, në këtë industri, sepse nuk është kaq e rastësishme që therjet, vrasjet. E qet në pah,... çka është duke bërë sigurimi në këto klube, a e kontrollojnë dikë?”, shtron pyetjen ai në emisionin “Kosova Today”.
https://www.youtube.com/watch?v=WQCZ0YzNXfw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.