Sean 'Diddy' Combs ka thyer heshtjen pasi video shokuese e tij duke rrahur ish të dashurën, Cassie Ventura u shfaq këtë javë.
Reperi 54-vjeçar shkoi në Instagram të dielën në mëngjes për të kërkuar falje, duke thënë: "Unë arrita fundin, por nuk kërkoj justifikime".
Duke parë kamerën, Diddy tha: “Sa e vështirë të reflektosh për momentet më të errëta në jetën tënde, ndonjëherë duhet ta bësh këtë. Unë isha i mërzitur".
“Dua të them se kam arritur fundin, por nuk kërkoj justifikime, sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video, jam i neveritur".
“Isha i neveritur atëherë kur e bëra, jam i neveritur tani. Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale, u futa në terapi, shkova në rehabilitim".
"Duhej t'i kërkoja Zotit mëshirën dhe hirin e tij. Me vjen shume keq. Por unë jam i përkushtuar të jem një njeri më i mirë çdo ditë. Nuk po kërkoj falje, më vjen vërtet keq".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.