Për dy orë, banorët e qytetit kinez Harbin gëzuan një spektakël të pazakontë: një parhelion të shkaktuar nga akumulimi i kristaleve të akullit në atmosferë. Ndryshe, një diell të shumëfishtë.
Kristalet gjashtëkëndore reflektojnë dritën e diellit, e cila krijon një efekt optik që tregon tre pika të ndritshme: Në qendër qëndron dielli i vërtetë ndërsa në të dyja anët reflektimi i tij.
Që të ndodhë ky fenomen, presioni atmosferik duhet të jetë i qëndrueshëm, temperatura e ftohtë dhe sasia e nevojshme e lagështisë dhe e reve të akumuluara.
https://www.youtube.com/watch?v=blGxWb6H_84
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.