Shumë njerëz po kthehen drejt një diete vegjetariane ose vegane për shkak të problemeve shëndetësore.
G. Prakash, nga Instituti indian “Jindal Naturecure”, tha se 69 për qind e indianëve janë gati të heqin dorë nga mishi.
“Një sondazh i kryer në vitin 2019 zbuloi se rreth 69 për qind e indianëve janë gati të heqin dorë nga mishi. Për ata me diabet të tipit 1 ose tip 2, preferohet një dietë vegane ose një dietë vegjetariane, pasi ndihmon në menaxhimin dhe parandalimin e diabetit të tipit 2. Një dietë vegane është një pjesë e vegjetarianizmit që përjashton mishin, peshkun, vezët, shpendët, produktet e qumështit dhe mjaltin. Një dietë e shëndetshme vegane gjithashtu shmang ushqimet e përpunuara dhe të rafinuara si ushqimet artificiale me aditivë dhe vaj ulliri”, u shpreh ai.
Veganizmi mund të ndihmojë diabetin në mënyra të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.
Prakash, ekspert i kësaj fushe, tha se ushqimet me bazë bimore si perimet, frutat, farat, arrat dhe bishtajat mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme kronike, duke përfshirë diabetin e tipit 2.
“Aspekti tjetër pozitiv i një diete vegane është se ngarkesa e ulët glicemike, që rrit biofilmat e shëndetshëm të zorrëve. Biofilmat e zorrëve janë barriera të holla mbrojtëse që ndërtohen rreth baktereve në zorrë dhe e bëjnë të vështirë depërtimin e glukozës. Kjo, nga ana tjetër, ngadalëson efektin glicemik në dietë," tha ai.
Tutje, ai shtoi se shumica e njerëzve me diabet të tipit 2 janë mbipeshë, konsumimi i ushqimeve me një indeks të ulët glicemik gjithashtu ndihmon në luftimin e depozitimit të yndyrës dhe parandalimin e rezistencës ndaj insulinës.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.