Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën "Ibrahim Rugova".
Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë nga flakët saktësisht në "Duhël", raporton KlanKosova.tv.
Nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri dhe nëse ka persona të lënduar.
KlanKosova.tv, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.