Ramadan Maqedoncit nga Vranjevci i Prishtinës, iu dogj një pjesë e shtëpisë të mërkurën pasdite.
Në momentin kritik, në katin përdhes ndodhej veç reja e tij me nipa. E shkaqet e zjarrit nuk po dihen, meqë rryma aty ku nisën flakët ishte e shkëputur, raporton Klan Kosova.
Tani ky dhe familja, që jetojnë nga pensioni i kryefamiljarit si ish-minator, kanë mbetur jashtë.
Meqë tymi dëmtoi thuajse krejt shtëpinë e ndërtuar më 2007, i zoti i saj kërkon përkrahje.
Nga Komuna e Prishtinës i është premtuar që zyrtarët komunalë do të dalin për të inspektuar vendin e ngjarjes, dhe për të parë mundësitë e ndihmesës. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/Kg6QRcdHi5Y
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.