Një grua nga Rusia ka shpëtuar mrekullisht teksa mjeti i saj është përfshirë nga flakët.
Automjeti i tipit Citroen Xsara mori flakë direkt pasi gruaja ndezi një cigare. Dyshohet se zjarri në automjet të jetë provokuar nga rrjedhja e kutisë së gazit. Për fat të mirë, gruaja arriti të dalë nga makina para se ajo të shpërthejë në flakë. Incidenti ka ndodhur në vitin 2011, por vetëm para disa ditësh është postuar një video në internet.
https://www.youtube.com/watch?v=qVnrHjLGfWg
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.