Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur mesditën e së martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".
Një person dyshohet se e ka harruar pistoletën në banjo.
Arma është gjetur nga një pastruese e cila e ka lajmëruar menjëherë policinë, transmeton Klankosova.tv.
Organet e rendit e kanë konfiskuar mjetin në fjalë, derisa është njoftuar edhe prokurori.
Rasti po hetohet dhe po cilësohet si "Armëmbajtje pa leje"/ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.