Lajmet e fundit

Me kulmin e tij në një lartësi prej 8 mijë e 848 metrash mbi nivelin e detit, mali Everest (i njohur ndryshe si Sagarmāthā ose Chomolungma) është mali më i lartë në botë.
Por ky realisht nuk është mali më i lartë në botë, sipas Guinness.
Ky titull i përket Mauna Kea (Mali i Bardhë) në Hawaii, ShBA. Është 10 mijë e 205 metra i gjatë, megjithëse pothuajse 60 për qind e tij është nën ujë.
Maja e Mauna Kea është 4 mijë e 205 metra mbi nivelin e detit, megjithëse ka ende disa debate se ku saktësisht fillon baza e saj.
Pra, Mauna Kea është më i gjatë se Everesti, por me siguri Everesti është ende maja malore më e largët nga qendra e Tokës? - Epo, jo.
Maja e Chimborazos, në Ande, është teknikisht maja malore më e largët nga qendra e Tokës, pavarësisht se është vetëm 6 mijë e 310 metra e lartë.
Shpjegimi qëndron në vendndodhjen e tij vetëm 158 kilometra në jug të ekuatorit.
Toka ka një fryrje të lehtë ekuatoriale, që do të thotë se është rreth 43 kilometra më e gjerë në ekuator se sa është nga poli në pol. Kjo është për shkak të forcës centrifugale të gjeneruar nga rrotullimi i planetit tonë, i cili e formon atë në një sferoid të shtrirë; një formë e ngjashme me një thjerrëz.
Ndërsa ky ndryshim është shumë i vogël për t'u vërejtur vizualisht, kjo do të thotë se Chimborazo është 6 mijë e 384 kilometra nga qendra e Tokës, që është 2 mijë e 150 metra më larg se maja e malit Everest.
Dielli është i verdhë
Në qendër të sistemit tonë diellor është Dielli - ylli më i afërt në botë.
149 milionë kilometra larg nga Toka, shumicws prej nesh i duket me ngjyrë të verdhë ose portokalli. Por pamja mund të mashtrojë, pra çfarë ngjyre ka në të vërtetë?
Dielli lëshon të gjitha ngjyrat e dritës së dukshme, që do të thotë se është në të vërtetë e bardhë.
Megjithatë, atmosfera e Tokës shpërndan dritën blu në mënyrë më efikase sesa dritwn e kuqe. Ky deficit i lehtë bën që sytë tanë ta perceptojnë Diellin si të verdhë.
Kjo është edhe arsyeja pse qielli duket blu gjatë ditës, pasi gjatësitë e valëve blu shpërndahen më shumë se çdo ngjyrë tjetër.
Napoleoni ishte i shkurtër
Napoleon Bonaparti ishte i famshëm për shumë gjëra. Kapelja e tij ikonë me dy brirë, e veshur në Betejën e Marengos në 1800, Itali, është kapela më e shtrenjtë e shitur në ankand, duke u shitur 1.8 milionë euro në 2014.
Shpata që ai mbajti në të njëjtën betejë është arma më e shtrenjtë e shitur në ankand. Tehu i lakuar prej çeliku i perandorit francez u shit për 4.8 milionë euro në 2007.
Megjithatë, Napoleoni është ndoshta më i famshëm për të qenë i shkurtër. Por a ishte ai vërtet?
Epo, disi.
Pavarësisht se ishte më i shkurtër se ushtarët e tij, në 1.57 metra ai ishte gjatësia e një mashkulli mesatar francez të shekullit të 19-të.
Për më tepër, disa interpretime të certifikatës së vdekjes së Napoleonit vlerësojnë se lartësia e tij kur ai vdiq ishte në të vërtetë më afër të qenit 1.70 metra.
Kjo mospërputhje është për shkak se inçi francez i shekullit të 19-të (2,71 centimetra) është më i madh se matja jonë aktuale e inçit prej 2,54 centimetra.
Dyshimet për këtë mbeten megjithatë, pasi Napoleoni u mat se ishte 1.57 metra gjatë mërgimit të tij në ishullin e Shën Helena-s në pronësi britanike, ku ka shumë të ngjarë të përdorej një matës anglez.
Sahara është shkretëtira më e madhe në botë
Një shkretëtirë është çdo zonë djerrë e tokës që ka pak ose aspak reshje.
Sipas këtij përkufizimi, shkretëtira më e madhe në botë është shtresa e akullit të Antarktidës, që mbulon afërsisht 98 pwr qind të Antarktidës, 14 milionë km².
Ajo mban këtë titull pavarësisht se është gjithashtu trupi më i madh i ujit të ëmbël në botë, duke mbajtur 30 milionë km³ ujë të ngrirë, ose 70 pwr qind të totalit të botës.
Shtresa e akullit mban gjithashtu rekordin për shkretëtirën më të thatë të ftohtë, me Antarktidën që është kontinenti më i thatë në botë, duke marrë reshje vjetore deri në 50 milimetra.
Për krahasim, Sahara, shkretëtira më e madhe e nxehtë (9.1 milion km2), përjeton mesatarisht 100-250 milimetra reshje në vit.