Migrena është një gjendje ose sindromë neurologjike, jo vetëm një dhimbje koke, sipas UC Davis Health.
Ndërkaq për trajtimin e saj, disa studime të reja kanë bërë të ditur se ka disa ilaçe më efektive se ibuprofeni.
Triptanët e shitur me emra të markave si Imitrex, Zomig, Maxalt janë më efektivët në trajtimin e sulmeve të migrenës, sipas një studimi të publikuar në numrin online të Neurology.
Klasat e tjera të barnave, të tilla si ergota dhe anti-emetikët, u zbuluan se ishin dy deri në tre herë më efektive se ibuprofeni, i cili shitet me emra të markave si Advil dhe Motrin, shkruan Medical News, transmeton Klankosova.tv.
Studiuesit shikuan 25 medikamente midis shtatë klasave të barnave për të përcaktuar se cilat ishin më efektive në trajtimin e sulmeve të migrenës në krahasim me ibuprofen.
Ata theksojnë se ka shumë opsione të ndryshme efektive për trajtimin e sulmeve të migrenës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.