Pak kujdes dhe disa ilaçe të thjeshta të bëra në shtëpi, janë gjithçka që ju nevojitet për ta mbajtur lëkurën e kokës të shëndetshme dhe për të shmangur rënien e flokëve.
Vajosje dy herë në javë: Merrni një sasi të vogël vaji dhe masazhojeni dhe hidratojeni butësisht në lëkurën e kokës, për të përmirësuar qarkullimin.Vaji i kokosit është një zgjedhje e mirë por mund të përdorni edhe vajra të tjerë.
Përdorimi i kondicionerit të duhur: Kondicionimi është i nevojshëm, pasi parandalon zbokthin. Vëtëm se nuk duhet ta aplikoni nga rrënjët por nga mesi i flokëve e teposhtë. Mos e teproni me sasinë e kondicionerit, pak është e mjaftueshme, përcjell Klankosova.tv
Tharja me ajër: Pasi të keni përdorur kondicionerin, përdorni një peshqir mikro-fibrash për të thithur ujin e tepërt dhe lërini flokët tuaj të thahen në ajër. Kjo ndihmon në kapjen e lagështirës në flokë dhe shmang dëmtimin e nxehtësisë.
Mbulimi i flokëve tuaj: Kur dilni jashtë, sigurohuni që t’i mbani flokët të lidhur në bisht ose gërsheta, përdorni një shall ose një kapelë për të mbrojtur lëkurën e kokës nga lagështia.
Bëni një pastë të mirë me gjethe hibiskusi, gjethe të freskëta menteje dhe disa pika lëng limoni. Aplikojeni këtë në lëkurën e kokës dhe lajeni pas 30 minutash. Kjo zgjidhje ndihmon në hidratimin e flokëve, dhe parandalon infeksionet e kokës.
Përzieni një banane të shtypur me mjaltë dhe aplikojeni në lëkurën e kokës dhe flokë. Lëreni për rreth një orë dhe lajeni. Kjo do të largojë thatësinë dhe do t'i lërë flokët tuaj të butë.
Përzini vaj ulliri, mjaltë, pluhur kanelle dhe disa gjethe kerri të shtypura. Përdoreni atë për të lyer flokët tuaj një herë në javë dhe shpëlajini me ujë të ngrohtë para se të lani flokët me shampo.
Sigurohuni që dieta juaj të jetë e ekuilibruar. Dhe nëse mendoni se rënia e flokëve nuk është normale ose lëkura e kokës është e kruar dhe e përflakur, atëherë konsultohuni me një trikolog për një mendim profesional.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.