Kur, nuk dihet, por me vlerën e re të koeficientit, Ligji për Paga pritet të trashë lëndët e Gjykatës Kushtetuese.
Qe një vit, këtij institucioni i ka dalë goxha punë me nismat ligjore qeveritare, që i shkuan brenda një kohe të shkurtë, njofton Klan Kosova.
Ligji për Paga do të bëhej i katërti, brenda rreth një viti që përfundon në këtë institucion.
Ato i çuan partitë opozitare. I fundi ishte ai për Zyrtarët Publik, derisa Partia Demokratike e Lidhja Demokratike, aty dërguan edhe ligjin për Këshillin Prokurorial, atë për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore dhe Vendimin për Pagesën e Energjisë Elektrike për qytetarët në veri të vendit.
https://www.youtube.com/watch?v=PMOrr4vqAtw
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.