Ka disa mënyra se të largohet rreziku nga demenca.
Shumë njerëz aktualisht jetojnë me demencë dhe Katy Bray, këshilltare ndërgjegjësimi në Alzheimer's Research UK, thotë se marrja me një hobi, sporti ose mbajtja e mirë e shoqërisë mund të zvogëlojë rrezikun për demencë.
“Të kesh një mënyrë jetese më të shëndetshme mund të zvogëlojë shanset për të marrë demencë deri në 40 për qind. E gjitha ka të bëjë me mbajtjen e trurit tuaj të shëndetshëm.Kërkimet kanë zbuluar se shumica e rasteve të demencës fillojnë në tru dhjetë deri në 15 vjet përpara se të shfaqen simptoma, kështu që është e rëndësishme të kujdeseni për veten tani. Ju mund të mos jeni në gjendje të parandaloni demencën, por mund të zvogëloni rreziqet", është shprehur ajo.
Demenca nuk është një sëmundje e vetme, por një koleksion simptomash si problemet me kujtesën, të menduarit, disponimin, emocionet, perceptimet dhe sjelljet që shkaktohen nga disa sëmundje të cilat shkaktojnë dëme graduale në tru, shkruan The Sun, trasnmeton Klankosova.tv.
Dallojmë demencën vaskulare që nënkutpon dëmtimin e trurit nga rrjedhja e gjakut në tru.
Katy Bray ka dhënë edhe disa këshilla të përgjithshme për ta zvogëluar rrezikun nga demenca.
“Ndaloni konsumimin e alkoolit, mos pini duhan, hani shëndetshëm, mbani një peshë të shëndetshme, mundohuni ta mbani presionin e ulët të gjakut, bëni gjumë të mirë natën dhe stërvituni", u shpreh tutje ajo.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.