Kujdesi i vazhdueshëm është mënyra e vetme për të garantuar shëndetin e lëkurës suaj.
Procesi i ushqyerjes së lëkurës është një rutinë dhe ndryshon nga lloji i lëkurës dhe shqetësimet që kemi në lidhje me të.
Fjala "kimike" përdoret kryesisht me një konotacion negativ, por nuk ka arsye për t'u frikësuar nga kimikatet në përbërësit e kujdesit të lëkurës, këtë e kanë thënë dermatologët.
As përbërësit me aroma, nuk janë të dëmshëm, përjashtuar rastet e personave që kanë alergji, transmeton Klankosova.tv.
Parabenët janë ruajtës shumë efektivë për produktet e kujdesit të lëkurës, gjë që siguron që formulimi i tyre të qëndrojë i paprekur për një kohë të gjatë.
Ata kanë një potencial për të shkaktuar acarim, por përqindja është shumë e ulët, shumica e njerëzve i tolerojnë produktet me paraben pa asnjë problem.
Filtra kimikë kundër diellit ndahen në dy kategori: kimike dhe fizike ose minerale. "Fjala "kimike" nuk duhet t’iu frikësojë as në kremrat kundër diellit pasi filtrat kimikë ofrojnë mbulim të mirë të spektrit të gjerë kundër rrezeve.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.