Shumë njerëz luftojnë me peshën e tepërt. Statistikat e fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se 41.9 për qind e të rriturve në SHBA janë obezë dhe ky numër vetëm sa po rritet.
Ruajtja e një peshe ideale trupore është shumë më tepër se një dietë në vetvete, është një ekuilibër midis modeleve të caktuara të dietës, stërvitjes, stresit, kushteve kronike, moshës, zakoneve të gjumit dhe madje edhe mjedisit tonë, raporton Eat This, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, sipas dietologëve, ka disa ushqime që janë vërtetuar se nxisin dhe përshpejtojnë humbjen e peshës.
Të ashtuquajturat superushqime janë ushqime të pasura me vlera ushqyese, të cilat janë një aleat i shkëlqyer kundër sëmundjeve dhe japin përfitime shtesë për organizmin, transmeton Klankosova.tv.
Superushqimet janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve, dhe këto janë ushqimet e mëposhtme:
Avokado
Boronica
Lente
Kërpudha
Fëstëkë
Farat Chia
Boronicat e kuqe
Grejpfruti
Hudhra
Kale
Arra
Brokoli
Quinoa
Lulelakra
Salmoni
Spinaqi
Fasulet
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.