Ekspertët tregojnë se disa zakone të grimit të cilat mund të sjellin rreziqe të shumta.
Optometristja, Valarie Jerome ka thënë se duhet pasur kujdes me produktet e grimit, sepse mund të ndikojnë që t'ju bëhen rrudhat në fytyrë dhe t'ua dëmtojnë shikimin.
“Mos mbajtja e grimit me përgjegjësi mund të ketë ndikim në shëndetin e syve. Është e rëndësishme të mbani mend se me çdo acarim në skajin e qepallave të shkaktuar nga grimi është një rrezik për shikimin dhe lëkurën", është shprehur ajo.
Aplikimi i grimit me duar të papastruara bën që mikrobet të transferohen lehtësisht në fytyrën tuaj përmes produkteve të grimit.
Njëjtë ndodh edhe nëse nuk kujdeseni që t'i pastroni rregullisht furçat e grimit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Një element tjetër që mund të rrezikojë shikimin tuaj është edhe ndarja e produkteve të grimit me të tjerët.
Përdorimi i produkteve të njëjta bën që bakteret e një produkti të caktuar të përcillen tek të gjithë personat që përdorin atë produkt.
Edhe përdorimi i produkteve të skaduara mund të jetë shumë i dëmshëm për sytë dhe lëkurën në përgjithsëi.
Një zakon tjetër i rrezikshëm është bërja e grimit në shtrat, ku mund të përcillen një numër i madh mikrobesh që mund t'ua dëmtojë rëndë sytë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.