Nxënësit e klasave të 5-ta të shkollës “Qamil Batalli” të kryeqytetit, të enjten pastruan ambientin rreth Liqenit të Badocit.
Të njëjtit mblodhën mbeturinat si dhe lanë mesazhe për mirëmbajtje të asaj zone për këdo që e viziton.
Këshillat për mbrojtjen e ambientit u tha se janë të nevojshme të jepen qysh në fëmijëri, derisa kështu të ngritet edhe vetëdija e tyre e bartja më pas edhe tek gjeneratat tjera, njofton Klan Kosova.
Ky aktivitet u bë në kuadër të lëndës zgjedhore të një projekti ndërkombëtar, që pikësynim ka mbrojtjen e ambientit.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=GcKzVcw-vU0
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.