Policia e Kosovës ka raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës së një ndërtese në Gjilan.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë, Policia thotë se disa persona për shkak të tymit kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.