Gjatë periudhës së shtatzënisë, përvojat e trupit ndryshojnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
Luhatjet hormonale, shtrirja e lëkurës, ruajtja më e madhe e yndyrave, e të tjera mund të çojnë gjithashtu në ndryshime të dukshme në lëkurë.
Derisa shumë gra shpesh ndihen të vetëdijshme dhe vajtojnë për humbjen e lëkurës së tyre para shtatzënisë, është e rëndësishme të dini se këto ndryshime janë krejtësisht normale dhe se shumë gra ndihen ashtu si ju! Këto çështje mund të menaxhohen gjatë shtatzënisë dhe gjithashtu të minimizohen pas shtatzënisë, transmeton Klankosova.tv
Melasma
E njohur shpesh si "maska e shtatzënisë", është një çrregullim i pigmentimit që shkaktohet nga një kombinim i faktorëve trashëgues, hormonalë, si dhe nga ekspozimi në diell. Shfaqet si njolla të errëta me lara-lara në mollëzat, ballin, urën e hundës, buzët e sipërme dhe rrallë, mbi nofullën.
Si ta trajtoni atë:
Mbrojtja nga dielli është hapi më i rëndësishëm për të shmangur dhe parandaluar përkeqësimin e melasmës. Mbrojtja fizike si çadra, kapele me buzë të gjera apo shalli duhet të përdoret kur dilni në diell.
Përdorni krem kundër diellit me një SPF minimal 30, në mëngjes, të paktën 15 minuta para se të dilni dhe përsëriteni atë pasdite pas 3-4 orësh.
Shenjat e shtrirjes
Shenjat e shtrirjes prekin rreth 90 për qind të grave në një moment të jetës së tyre, ku shtatzënia është një nga periudhat më të përhapura kur kjo ndodh. Këto shenja, plagë të kuqe-vjollcës bëhen të bardha me kalimin e kohës dhe krijohen nga dëmtimi i fibrave elastike kur shtrihet për shkak të rritjes së peshës. Këto janë veçanërisht të dukshme në bark pas lindjes.
Si ta trajtoni atë:
Parandalimi është më i mirë se kurimi. Filloni të përdorni kremra hidratues që përmbajnë gjalpë kakao dhe gjalpë Shea gjatë shtatzënisë.
Masazhet gjithashtu do të rrisin elasticitetin e lëkurës, megjithatë, kujdesuni që ta bëni atë me butësi.
Aknet
Aknet ose puçrrat shkaktohen nga një inflamacion i gjëndrave dhjamore të fytyrës. Derisa disa gra raportojnë pastrimin e fytyrës nga aknet gjatë shtatzënisë, të tjerat mund të përjetojnë një shpërthim të rëndë. Kjo është për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë.
Si ta trajtoni atë:.
Rritja e marrjes së lëngjeve dhe qëndrimi i hidratuar mund të ndihmojë të zhdukni aknet në mënyrë natyrale.
Mos harroni të hiqni grimin para gjumit dhe të shmangni prekjen e shpeshtë të fytyrës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.