Gjermania, Franca dhe Italia kanë pezulluar procesin e vaksinimit me AstraZeneca kundër COVID-19.
Kjo pasi disa vende të BE-së që e kanë përdorur këtë lloj të vaksinës kanë raportuar për efekte anësore që mund të jenë serioze, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se Danimarka dhe Norvegjia e kanë ndaluar përdorimin e AstraZeneca pasi që janë raportuar raste të izoluara të gjakderdhjes, mpiksjes së gjakut dhe një numër të ulët të trombociteve.
Edhe Islanda dhe Bullgaria kanë ndjekur shembullin e dy shteteve të lartpërmendura.
Spanja po ashtu do ta ndalojë përdorimin e vaksinës për të paktën 15 ditë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.