Xhudistja Distria Krasniqi, është në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike "Paris 2024".
Krasniqi, tani është veç një hap larg nga sigurimi i njërës prej medaljeve, të artë ose argjendtë.
Disi në gjysmëfinale do ta ketë një kundërshtare mjaft të fortë.
E ajo është italianja, Odettte Giuffrida.
Përballja mes tyre pritet të zhvillohet sot pas orës 16:00.
Mbetet të shihet nëse xhudistja kosovare do të arrijë suksesin e olimpiadës "Tokyo 2020", ku kishte arritur ta 'rrëmbente' të artën, në kategorinë deri në 48 kilogramë, veçse tani këtë sukses po e synon në kategorinë deri në 52 kilogramë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.