Drejtues të Sindikatës së Re të KEK-ut kërkuan të enjten nga Qeveria, trajtim të barabartë të punëtorëve të kësaj korporate me të gjithë zyrtarët publikë.
Ata thanë se ndihen të diskriminuar që Ministria e Financave nuk ua ndau edhe atyre pagën e 13-të, shkruan KlanKosova.tv.
Kryesindikalisti i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, Xhelal Jashari gjatë protestës tha se kësaj kategorie të punëtorëve i’u bë një padrejtësi e madhe.
Në anën tjetër, Nexhat Llumnica nënkryetar i Sindikatës së KEK-ut tha se punëtorët e kësaj ndërmarrje prodhojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Mos përfitimi i këtij benificioni, sipas tij, është padrejtësi.
Krijimi i kësaj situate ishte paraparë ditë më parë, pasi edhe vetë kryeministri pati deklaruar se ky shpërblim nuk i përfshinë të gjithë.
Sidoqoftë, kjo nuk po pranohet nga këta punonjës që paralajmërojnë veprime sindikale.
https://www.youtube.com/watch?v=RYLhrGWEi3A
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.