Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi në raundin e tretë pati punë me xhudisten Sabina Giliazovan, të cilën e mposhti me Wazzari.
Meçi shkoi në Golden Score, ndërsa ishte mjaft i barabartë, por në fund Krasniqi tregon pse është” mbretëresha” e kategorisë deri në 48 kilogramë në xhudo.
Në çerekfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten spanjolle, Laura Martinez Abelenda.
Dy raundet e para xhudistja kosovare i kaloi pa luftë.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.