Distria Krasniqi do të marrë pjesë në turneun e xhudos, Antalia Grand Prix, i cili nis këtë të premte në Turqi.
Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne, dhe do të garojë në ditën e parë të tij, pra të premten.

23-vjeçarja garon në kategorinë -48 kilogramë.
Përveç garës për medalje, Krasniqi do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020, njofton Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përcjellë Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=5nvqZPhUC3A
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.