Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka humbur në finale të Grand Prixit, që po organizohet në Zagreb të Kroacisë.
Krasniqi pësoi humbje ndaj japonezes Uta Abe, me IPPON, në kategorinë deri në 52 kilogramë, transmeton Klankosova.tv.
Krasniqi deri në finale u kualifikua pas katër fitoreve.
Flaka Loxha arriti deri në raundin e tretë të kategorisë -57 kg.
Distria fitoi 490 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, ndërsa Flaka 112.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.