Kampionia Olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, ka treguar një moment interesant gjatë momentit kur ajo e fitoi Medaljen e Artë duke thënë se këtë moment e ka paramenduar për shumë kohë.
“Në atë moment kur kam fituar me ka ardhur shumë me qajtë. Sidomos në vitet e fundit kur para se të flija e paramendoja vetën duke hipur në podium edhe vendin e parë dhe në atë moment kur më është thirr emri më është kujtuar kjo dhe tash është kjo realitet e lot më kanë dalë vetvetiu”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, ajo thotë se menjëherë pas luftës i ka telefonuar prindërit e saj.
“Ishin shumë të emocionuar dhe ishin mbledhur e gjithë familja edhe pse mami nuk i përcjellë kurrë ndeshjet prej emocioneve”, është shprehur e Arta Olimpike e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=qyEXS2A3hLY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.