Xhudistja Distria Krasniqi, e ka përjetësuar medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike "Tokyo 2020".
Krasniqi këtë medalje e ka bërë tatuazh në këmbë.
Ajo është bërë sportistja e dytë që e ka fituar këtë medalje pas Majlinda Kelmendit, e cila e fitoi në lojërat olimpike "Rio 2016".
Distria Krasniqi ka bërë tatuazh simbolin e Lojërave Olimpike në studion “Prishtina Ink Tatto” nga artisti Aluadin Murturi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.