Medalistja e artë olimpike, Distria Krasniqi, sot do ta nis aventurën e saj në Paris.
Përballjet parashihet të nisin nga ora 10:00 derisa ende nuk dihet se cila do të jetë kundërshtarja e parë.
Ballafaqimi i parë i "Disit", do të jetë rreth orës 12:00, sipas Komitetit Olimpik të Kosovës.
Krasniqi në raundin e parë e kaloi pa luftë, njofton Klankosova.tv
Mbetet të shihet nëse ajo do t'i sjellë medalje Kosovës, ashtu sikur nga olimpiada e kaluar./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.