Dita Botërore e Ushqimit festohet çdo vit më 16 tetor për të përkujtuar datën e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në cvitin 1945.
Dita është shënuar edhe nga organizata si Programi Botëror i Ushqimit dhe Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor.
Që nga viti 1981, Dita Botërore e Ushqimit ka festuar tema të ndryshme për të nxjerrë në pah rëndësinë e sigurisë ushqimore, ku shumica prej tyre sillen rreth bujqësisë, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
Tema për këtë vit është "Veprimet tona janë e ardhmja jonë - prodhim më i mirë, ushqim më i mirë, një mjedis më i mirë dhe një jetë më e mirë".
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.