Organizata e bamirësisë, Caritas Kosova ditën e premte organizoi konferencë kushtuar ditës së bamirësisë në Katedralen “Nënë Tereza" në kryeqytet.
Më 2012 ShBA-ja zyrtarizoi 5 shtatorin si ditën ndërkombëtare kushtuar shenjtores shqiptare dhe tashmë shtatori shënon muajin e solidaritetit dhe ndihmës për njëri tjetrin.
Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Don Viktor Sopi thotë që ajo ditë ishte e madhe.
“Atë ditë kur edhe institucionet më të larta të kishës katolike kanë shpallë Nanë Terezën të shenjtë”.
Në këtë ngjarje Imzot Dodë Gjergji iu bëri thirrje njerëzve për të ndihmuar në bamirësi.
“Të gjithë njerëzit që janë zemër hapur janë të mirë se ardhur për të bashkëpunuar në fushën e veprimtarisë bamirëse të kishës".
E disa qytetarë pohojnë se populli ynë është zemërgjerë, por një tjetër thotë që duhet të jenë më shumë, raporton Klan Kosova.
“Ka shumë njerëz që vërtet kontribuojnë e vlerësojnë humanitetin po nuk është mjaftueshëm".
Të pranishëm ishin edhe zyrtarë komunalë e zëvendësministra.
https://www.youtube.com/watch?v=-NIt9WQZ9AA
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.