Himni kombëtar e ai shtetëror jehuan në Mitrovicën Jugore, të martën.
Krahas këngëve patriotike e valleve, për të nderuar dëshmorët e kësaj komune, ishte stolisur edhe sheshi, raporton Klan Kosova.
Atje shkoi edhe Edona, e bija e dëshmorit Gazmend Baliu, e cila përveç fotografisë së të atit të stampuar e kishte edhe stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky organizim, sipas qytetarëve, i largoi pak nga përjetimet e këqija të ditëve të fundit në veriun e këtij qyteti.
Në nderim të dëshmorëve, komuna vendosi të ndërtojë edhe një pllakë përkujtimore për Batalionin e Dytë, Brigada 142, gurëthemeli i së cilës u vendos të martën. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=VryKkU2oW0M
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.