Konakut presidencial në ditë feste, s’i shkuan me veshje të zakonshme.
Qepjet tradicionale i zgjodhën, për të kremtuar ditën e komunitetit të tyre, në pritjen që për këtë arsye ua bënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Boshnjakët e Kosovës, e para e shtetit s’i nderoi veç me nikoqirllëk. Disa prej tyre që tashmë kanë ndërruar jetë, i dekoroi me çmime post-mortum, njofton Klan Kosova.
Më i larti, "Urdhri i Lirisë" u nda për luftëtarin për çlirim, ish-pjesëtarin e UÇK-së, Nehat Demiri.
Luftën, presidentja e zuri në gojë edhe kur foli për hijekat e njëjta që ky komunitet e shqiptarët kanë.
Për të bëmat e Serbisë nuk u ndal me kaq. Përmendi edhe atë që të dielën ndodhi në Banjskë të Zveçanit.
https://www.youtube.com/watch?v=okEHZX36_p8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.