Donald Trump sot do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai shkoi dje në Washington para betimit që do ta jap sot përtë marrë detyrën e të parit të shtetit më të fuqishëm në botë, njofton Klan Kosova.
Ceremonia fillon me shkuarjen e Trump e gruas së tij, Melania në kishë për të vazhduar në Shtëpinë e Bardhë ku takohen me presidentin e deritanishëm amerikan, Barack Obama dhe bashkëshorten e tij, Michelle.
I pari që do të betohet në podiumin në pjesën ballore-perëndimore të Kongresit Amerikan do të jetë zëvendëspresidenti, Mike Pence dhe më pas presidenti i zgjedhur Trump, nën udhëzimin e kreut të Gjykatës Supreme, John Roberts.
Trump do të betohet me dorën e vendosur mbi dy Bibla: atë që ia ka dhuruar nëna kur ishte fëmijë dhe në Biblën mbi të cilën u betua Abraham Lincoln në vitin 1861.
Ndër pjesëmarrësit kryesorë në podium do të jenë familja e Trump, si dhe çiftet presidencialë si ata Obama, Bill dhe Hillary Clinton, George dhe Laura Bush apo edhe ish-presidenti Jimmy Carter.
Të pranishëm gjithashtu do të jenë edhe kongresmenë dhe diplomatë.
Afro 800 mijë persona pritet të jenë në National Mall, parkun kombëtar të Washington DC.
Pas ceremonisë së betimit, udhëheqësi i ri amerikan do të shkojë nga Capitol Hill për në Shtëpinë e Bardhë i pasuar nga një autokolonë, që njihet si parada presidenciale.
Ky rrugëtim afro dy kilometërsh mbahet në Pensilvania Avenue,
Ndërkaq, në mbrëmje ai do të jetë pjesë e ballos tradicionale të inagurimeve, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.